LajmeRajon

Majkëll Mërf: Rusia nuk pyetet, kur bëhet fjalë për vendimet e marra nga Bosnjë Hercegovina

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja janë shprehur mjaft qartë për angazhimin e tyre ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit shumetnik të Bosnjë Hercegovinës, tha ambasadori amerikan në këtë vend, Majkëll Mërf.

Në një intervistë Radion Evropa Lirë, Mërf thekson se Rusia nuk pyetet, kur bëhet fjalë për vendimet e marra nga Bosnjë Hercegovina në lidhje me marrëdhëniet brenda marrëveshjeve, qoftë kur bëhet fjalë për anëtarësim në Bashkimin Evropian apo për anëtarësim në NATO. Sipas tij, sjellja e atyre vendimeve i takon Bosnjës sovrane. Ai gjithashtu theksoi se angazhimi i SHBA-së ndaj Bosnjës është i përhershëm dhe se do të ruajë praninë e vetë ndërkombëtare dhe praninë ushtarake ndërkombëtare.

Show More

Related Articles

Back to top button