Çmimet evropiane të energjisë elektrike u rritën në nivele rekord këtë të premte. Fatura e kësaj rritjeje i faturohet çmimit të gazit i cili pas luftës në Ukrainë dhe reduktimit të furnizimeve të Rusisë për Europën ka pësuar një rritje marramendëse.
Një e pesta e energjisë elektrike evropiane prodhohet nga termocentralet me gaz, kështu që rënia e furnizimit çon në mënyrë të pashmangshme në çmime më të larta.
Çmimet e gazit në bursën e Amsterdami, e cila është reference për Europën arritën të premten nivele rekord.
Vendet europiane janë munduar të marrin masa nga reduktimi i energjisë elektrike dhe gazit në 15%, deri tek mbështetja e shtresave në nevojë.