LajmeMaqedoni

Grubi pret në takim sopranon Ermonela Jaho

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka pritur në takim sopranon Ermonela Jaho dhe bashkëpunëtorët e saj për t’i faleminderuar për performancën e shkëlqyer që mbrëmë mahniti publikun në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut, përcjellë Top24.
“Me kënaqësi mirëprita sot në takim sopranon, znj. Ermonela Jaho dhe bashkëpunëtorët e saj për t’i faleminderuar për performancën e shkëlqyer që mbrëmë mahniti publikun në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut.” shkruan Top24.
Grubi shton se Ermonelën e përgëzova për sukseset e arriturat në skenat ndërkombëtare të muzikës klasike dhe i urova vazhdimësi progresive në përfaqësimin dinjitoz të vlerave të larta kulturore.
Shkupi do ta mirëpresë gjithmonë me respekt të madh dhe krenari!

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk