Moti sot paradite do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, ndërsa rreth mesditës dhe pasdite në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht me procese më intensive në formë stuhie.
Temperatura maksimale do të lëvizë nga 26 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave së paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në disa pjesë të Luginës së Shkupit do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.
Në ditët në vijim nën ndikimin e një mase ajrore të paqëndrueshme do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm në disa vende me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me më shumë reshje shiu, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe me paraqitje të breshërit.