LajmeMaqedoni

Deputetët po kthehen në punë

Deputetët nesër zyrtarisht nisin punën pas pushimeve vjetore.

Sipas njoftimeve, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nesër do të mbajë një takim me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, në të cilin duhet të dakordohet dinamika e punës për këtë javë dhe periudhën në vijim.

Për momentin në ueb-faqen e Kuvendit nuk ka aktivitete të planifikuara.

Ndër aktivitetet e para në Kuvend pritet të jetë vazhdimi i punës së Komisionit parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues në mënyrë që vendet e liruara në Gjykatën Kushtetuese të plotësohen sa më shpejt.

Sipas njoftimeve të bëra para pushimit, pritet që të caktohen edhe vazhdime të seancave tashmë të nisura. Kryetari i Kuvendit në koordinimin e fundit me gazetarët shpalli seancën e parë të re të rregullt pas pushimeve për 13 shtator.

Deputetët zyrtarisht kanë shkuar me pushime pas festave të Ilindenit.

Show More

Related Articles

Back to top button