Shoqata ekologjike e Maqedonisë (SHEM) sot në hapësirat e Kinemasë “Frosina” në Qendrën Kulturore Rinore do të organizojë forum për gjendjen me qentë e pastrehë në zonat rurale.
Nga SHEM thonë se forumi po organizohet me qëllim që t’i kushtohet më shumë vëmendje kësaj teme.
Gjegjësisht, sipas hulumtimeve me fotokurthe të SHEM-it, të kryera në 10 vitet e fundit, është vërejtur prania e qenve në thellësi të pyjeve. Kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së pronarëve, por edhe mungesës së sistemeve për kapjen dhe përkujdesjen e kafshëve të pastreha. Është e zakonshme të shohësh qen të braktisur në qafat malore si Gjavato, Bukovë, Mavrovë dhe Kodrën e Diellit, thonë nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë.
Fokusi i tribunës do të jetë ndryshimi i sjelljes së qenve në natyrë, hibridizimi i tyre me ujqërit dhe presioni që ata ushtrojnë në gjuetinë e kafshëve të egra, veçanërisht të gjahut të rrëqebullit.