BotaLajme

Përleshje për ushqim mes emigrantëve në burgun grek, pesë të plagosur rëndë

Si mos më keq në burgun grek. Instikti për mbijetesë ka shpënë në një përleshje mes emigrantëve. Pesë të burgosur kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një përplasjeje në burgun “Krete1” në Agia Chania, Greqi. Mediat greke shkruajnë se sherri ka ndodhur mes të burgosurve të huaj, gjatë servirjes së ushqimit.


Për pasojë, tre algjerianë e dy libianë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital. Ata kanë dëme në të gjithë trupin, e nuk mungojnë të prerat nga thikat. Episodi është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe sigurisht që materiali do të përdoret nga organet kompetente. Pritet që ndaj të burgosurve të merren masa, kur të dalin nga spitali./noa/

Show More

Related Articles

Back to top button