LajmeRajon

Haradinaj i përgjigjet pozitivisht Kurtit për takim nesër: Për tema të interesit nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti për takim në lidhje me takimet dhe marrëveshjet e fundit të zhvilluara në Bruksel me Serbinë.

Megjithatë, Haradinaj, thotë se “Aleanca si parti,por edhe Opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel”.

Postimi i plotë i z. Haradinaj:

I jam përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Kurti, për një bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel.

Për mua dhe Aleancën, çëshja e dialogut për njohje, gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake. Këtë përcaktim e kam pasur edhe gjatë kohës sa e kam udhëhequr qeverinë e vendit. Gjithmonë kam konsideruar se për tema të interest nacional, nuk ka qeveri dhe opozitë. Të gjithë e kanë pjesën dhe rolin e tyre.

Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Alenacën si parti, por edhe Opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel.

U jam mirënjohës të dërguarit amerikan Escobar, ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, si dhe përfaqësuesit të BE Lajçak, për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm, por edhe për faktin se në baza ditore na kanë mbajtur të informuar për krejt çfarë ka ndodhur në Bruksel. /PERISKOPI/

Show More

Related Articles

Back to top button