Milan-i është duke mbajtur një rekord si ekipi me ecurinë më të gjatë pa humbje në pesë ligat e mëdha evropiane.
Kuqezinjtë kanë nisur misionin për mbrojtjen e titullit në Serie A, derisa në tre javët e para kanë marrë dy fitore dhe një barazim.
Suksesi ndaj Udinese-s dhe Bologna-s, si dhe barazimi ndaj Atalanta-s, e ka çuar skuadrën e Stefano Pioli-t në 19 ndeshje pa humbje, duke marrë 13 fitore dhe gjashtë barazime.
Humbja e fundit e kuqezinjve ishte me 17 janar, ku Milan-i ishte mposhtur nga Spezia në shtëpi me rezultat 1:2, dështim ky që erdhi edhe nga nja gabim fatal i gjyqtarit kryesor të ndeshjes.
Tani kampionët e Italisë në ndeshjen e ardhshme do të luajnë me Sassuolo-n të martën, para se në fundjavë të përballen me Inter-in.