Putini nuk mund ta fitojë luftën, por këtë do ta bëj Ukraina. Kështu ka deklaruar sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Bled të Sllovenisë, ku po mbahet Forumi Strategjik i Bledit.
E parja e Komisionit Evropian ka potencuar se do ta mbështesim Ukrainën sa gjatë do të ketë nevojë, përderisa siç ka thënë ajo
Rusia do ta kuptoj se thyerja e rregullave ndërkombëtare do të ketë kosto masive
Duke folur për Ballkanin Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian ka thënë se është pjesë e familjes perëndimore, ndonëse ka pranuar se progresi deri më tani ka qenë i ngadalshëm.
“Ne kemi strategji që gjithë vendet e Ballkanit Evropian do te jenë pjesë e familjes Evropiane”, ka pohuar ajo.
Përndryshe në Forumin Strategjik të Bledit po merr pjesë ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, etj.