Kjo shtyllë elektrike para pothuajse 1 muaji ka marrë flakë dhe është djegur. Si pasojë e kësaj edhe shtëpia që është afër thonë se 1 muaj ka qenë pa rrymë.
Kjo shtëpi është e para prej ku ekipet e EVN-së kanë filluar të sanojnë çdo defekt në Haraçinë e më këtë të vendosin edhe orëmatësit.
Sipas banorëve shkak për djegien e shtyllës elektrike ka qenë shiu. Sipas ekipeve të EVN-së të cilët po kontrollonin orëmatësit shkak mund të kenë qenë edhe kushtet atmosferike, po edhe mbingarkesa e rrjetit.
Derisa ekipet e EVN-së kryenin punën, situata ishte e qetë. Nuk po i siguronte policia, por po i siguronte një kompani sigurimi. Megjithatë probleme mes banorëve dhe EVN-së nuk kishte aspak. Kreu i Haraçinës, Ridvan Ibraimi kërkon që EVN në vazhdimësi të angazhohet për komunën.
“Unë mendoj se funksionaliteti i kompanisë se EVN-së në të gjithë shtetin tonë është që funksionon përmes kompanisë së sigurimit dhe atë e bëri edhe të komuna jonë. Meqenëse se e kam potencuar disa herë se ndoshta ishte një pikënisje e gabuar e kompanisë së EVN-së që në fillim të mandatit tim e largoi kompaninë e sigurimit e në anën tjera në komunat tjera funksiononte me sigurimin. Gjithsesi mendoj se erdhëm në ato ditë ku edhe në të funksionojmë si të gjithë komunat tjera”, tha Ridvan Ibraimi, kryetar i komunës së Haraçinës.
Faturat e larta të rrymës janë edhe problem tjetër që ankohen banorët e Haraçinës. Dikush prej tyre kanë pranuar fatura deri 70 mijë denarë. Ministri Kreshnik Bekteshi në emisionin Click Plus tregoi se çka duhet ndërmarrin qytetaret në këto kushte.
“Me ndryshimin e modelit të faturimit të energjisë elektrike apo vendosjen e të njohurës bllok tarifave në kuadër të metodologjisë që qytetarët të shohin orëmatësit e tyre në momentin kur pranojnë faturat e energjisë elektrike. Nëse nuk korrespondon me sasinë e harxhuar të energjisë elektrike, munden menjëherë të paraqiten edhe në EVN edhe në kuadër të Komisionit Rregullatorë për Energjetikë dhe është çështje e cila zgjidhet për 48 orëve”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Bekteshi shpjegon se faturat e larta vijnë si pasojë e problemeve teknike. Diku 800 mijë orëmatës janë të vendosur në gjithë shtetin, dukë përfshirë amvisëritë dhe kompanitë mikro, ndërsa ekipet e EVN-për 30 ditë nuk mund t’i lexojnë orëmatësit që nuk janë digjital, ndërsa leximi bëhet nga qendra e EVN-së dhe për këtë arsye mund të ketë fatura paushallë.