Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pritet që sot të takojë liderët e opozitës.
Në një njoftim për media është bërë e ditur se Kurti do të takohet me liderët opozitarë me filli nga ora 15:00, në Kuvendin e Kosovës.
Kurti do të takojë të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
E ftesën e kryeministrit për t’u takuar sot e ka refuzuar i pari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi madje tha se me Kurtin do të takohet kur të bëhet fjalë për marrëveshjen finale të Kosovës me Serbinë, transmeton lajmi.net.
“Nuk konsideroj se në këtë moment ka një situatë emergjente për t’u takuar e për të diskutuar për këto përgjegjësi tuajat. Megjithatë, unë mbetem i hapur dhe i gatshëm që të takohem me ju në momentin kur të ketë avancim të procesit të dialogut dhe diskutim konkret për arritjen e marrëveshjes finale, që ka për qëllim njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe Kurti ditë më parë u bëri thirrje krerëve opozitarë që të takohen për t’i informuar lidhur me takimin e fundit që pati në Bruksel për cështjn e e dialogut
© SYRI.net