Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më 30 gusht 2022 (e martë) do të fillojë pagesa me faza e pensioneve për muajin gusht, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe.
Tërheqja e pensioneve përmes filaleve të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela bankare do të realizohet në katër grupe, sipas masës së pensionit:
Për pensionet në shumë deri 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më 30.08.2022 (e martë);
Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31 gusht 2022 (e mërkurë);
Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.09.2022 (e enjte), dhe
për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 02.09.2022 (e premte).
Pensionistët që përdorin një kartë pagese, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund t’i marrin paratë nga data 30 gusht (e martë).