BotaLajme

Përkeqësohet kriza në Irak, shtetrrethim në të gjithë vendin, pas tërheqjes së Sadrit nga politika ndjekësit e tij sulmojnë presidencën

Kriza në Irak po përkeqësohet. Ushtria irakiane ka zgjatur sot shtetrrethimin në të gjithë vendin, pas përleshjeve intensive të armatosura rreth Zonës së Gjelbër të Bagdadit mes milicive rivale shiite që vazhduan gjatë natës dhe në orët e para të mengjesit.

TV irakian al Iraqiya raporton duke cituar një komunikatë të ushtrisë. Institucionet publike, shkollat, bankat qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë ditës, ka dekretuar kryeministri Mustafa Kazimi.

Numri i mbështetësve të Moqtada Sadr të vrarë në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, gjatë përleshjeve pas tërheqjes së tij, është rritur në 23, sipas burimeve mjekësore. Të plagosurit tani janë të paktën 380. Pas një nate të qetë, luftimet kanë rifilluar mes mbështetësve të Moqtada Sadr nga njëra anë dhe ushtrisë të Hachd al-Shaabi, ish-paraushtarakë pro-iraniane të integruar në forcat e rregullta, nga ana tjetër. Armëve automatike dhe raketave nga Zona e Gjelbër kanë bërë jehonë në të gjithë Bagdadin.

Sadr, fituesi i zgjedhjeve legjislative, ngriti tonin e protestës politike duke njoftuar tërheqjen e tij nga jeta politike pas 20 vitesh aktivitet në Irakun e pas-Saddam Huseinit, si pjesë e ngërçit të zgjatur politik dhe institucional për formimin e qeverisës së re.

Show More

Related Articles

Back to top button