Viti i ri shkollor 2022/23 do të realizohet pa masa kundërkovidit dhe pa mbajtjen e maskave.
“Për momentin nuk janë parashikuar masa shtesë përpos ato që janë në fuqi- për të sëmurit, transportin publik, barnatoret, shtëpitë për pleqtë. Konkretisht për shkollat nuk ka”, ka deklaruar për MIA, d-r Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për Sëmundje Infektive.
Viti shkollor do të fillojë pasnesër për rreth 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Për nxënësit e klasës së dytë dhe të pesë, ka programe të reja mësimore sipas Konceptit për arsim fillor i cili që nga viti i kaluar zbatohet në etapa.
Për këto nxënës, si dhe ato të klasë së parë dhe të katërt, librat do të vonohen për shkak ndryshimit të programeve mësimore të cilat janë në faza të ndryshme të miratimit.
Nga Ministria e Arsimit kanë thënë se për shkak ruajtjes së vazhdimësisë, së bashku me Byronë për Zhvillim të Arsimit kanë përgaditur materiale adekuate për këto nxënës nga të cilat do të mësojnë në fillim të vitit shkollor.
Për klasat tjera, për të cilat vlejnë programet e vjetra, si dhe për shkollat e mesme, librat do të dorëzohen me kohë.
Librat për nxënësit e klasës së katër dhe të tjera përpos në formë të shtypur do të jenë të kapshme edhe në formatin digjital në portalin e-ucebnici.mon.gov.mk.