LajmeRajon

Petkov: E rëndësishme vazhdimi i dialogut me Maqedoninë, gjithçka tjetër do të shfrytëzohet për qëllime brendapartiake

Është shumë me rëndësi të vazhdojë dialogu konstruktiv me Maqedoninë e Veriut, deklaroi kryeministri bullgar Kiril Petkov pas audiencës tek Papa Françesku në Vatikan, duke e komentuar takimin e ardhshëm me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Sipas Petkovit, edhe pse ka shumë forca nga të dyja palët në kufi të cilët tentojnë ta shtyjnë këtë dialog nga konstruktiviteti, ai duhet të mbështetet dhe të vazhdojë.

Për heqjen e vetos, theksoi Petkov, mund të flitet pasi Ministria e Punëve të Jashtme do t’i prezantojë rezultatet e fundit nga avancimi në dialogun me Maqedoninë e Veriut. Rezultatet më pas duhet të dorëzohen në parlament, i cili do të debatojë dhe do të japë qëndrim të qartë për atë çka duhet të bëjë qeveria bullgare.

“Gjithçka tjetër do të shfrytëzohet për qëllime brendapartiake në Bullgari. Kjo është çështja jonë dhe duhet të ketë konsensus të gjerë i cili do ta përfshijë edhe koalicionin qeveritar edhe opozitën. Për çështjen kombëtare si kjo, e cila është aq e rëndësishme, askush nuk ka të drejtë të vendos vetë”, tha Petkov nga Roma.

Ai sërish kërkoi që presidenti Rumen radev ta thirr Këshillin për siguri kombëtare për negociatat me Maqedoninë e Veriut, sepse nga takimi i fundit kanë kaluar gjashtë muaj.

Petkov tha se me Papën nuk kanë biseduar për Maqedoninë e Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button