Kombëtarja e Shqipërisë vijon në muajin shtator aventurën në Grupin 2 të Ligës B në Nations League. E gjendur në një grup me Izraelin dhe Islandën, deri më tani kuqezinjtë ia kanë dalë të grumbullojnë vetëm një pikë pas barazimit në transfertë me kombëtaren islandeze (1-1) dhe disfatës zhgënjyese në shtëpi me kundërshtarët izrelitë (1-2).
Megjithatë, të besuarit e trajnerit Edy Reja ende besojnë se mund të ndryshojnë situatën teksa më datë 24 shtator luajnë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa tre ditë më pas kuqezinjtë presin në Air Albania Islandën.
Për sfidën e datës 27 shtator, kanë dalë në shitje edhe biletat. Biletat më të lira janë ato pas porte teksa një vend në këtë pozicion kushton 7.500 lekë të rinj, ndërsa natyrisht çmimi më i lartë i përket tribunës VIP me çmimin e biletave që shkon deri në 15.000 lekë të rinj./SS