BotaLajme

Zelensky paralajmëron ushtrinë ruse: Largohuni nëse doni të jetoni

Për presidentin e Ukrainë, Volodomir Zelensky, pushtimi rus ka nisur që në 2014-ën me aneksimin e Krimesë. Teksa ka paralajmëruar ushtarët rus që të largohen nga territori ukrainas nëse duan të jetojnë, theksoi se lufta do të përfundojë me çlirimin e të gjithë territorit, përfshirë këtu edhe Krimenë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në videokomunikimin e fundit u ka bërë thirrje ushtarëve rus që të largohen nga Ukraina nëse duan të jetojnë.

Kufiri midis dy vendeve nuk ka ndryshuar, thotë ai, duke shtuar se “pushtuesit e dinë mirë” dhe Ukraina do t’i dëbojë ata nga vendi.

Zelensky thekson se lufta filloi në vitin 2014 me pushtimin rus të Krimesë dhe përpjekjen për të kapur Donbasin dhe duhet të përfundojë pikërisht atje, me ato zona të çliruara.

Ndërkohë në raportimin e përditshëm të ministrisë së mbrojtjes britanike, thuhet Rusia ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të përforcuar forcat e saj rreth Khersonit.

Nga ana tjetër bëhet me dije se Ukraina ka bërë avancime të dukshme në jug të vendit. Sipas ministrisë së mbrojtjes britanike shumica e njësive ruse në rajon ka të ngjarë të jenë të padrejtuar dhe të varura nga linjat e brishta të furnizimit duke përdorur urat e trageteve përgjatë lumit Dnipro.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, tha se ofensiva e Ukrainës veçse ka pasur ndikim në aftësitë e ushtrisë ruse, pasi ka detyruar ushtarët e Moskës që të ripozicionohen dhe disa njësi ruse në lindje janë dëmtuar rëndë.

Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi se Ukraina ka nisur ofensivë të re, por insistoi se kjo ofensivë ka dështuar, duke pretenduar se forcat ruse janë shkaktuar viktima të shumta në anën ukrainase.

Ndërkaq, inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore janë nisur për të inspektuar centralin Zaporizhja, që është nën kontrollin rus. Luftimet e fundit përreth këtij centrali, që është më i madhi në Evropë,  kanë rritur frikën për ndonjë incident bërthamor.

Show More

Related Articles

Back to top button