BotaLajme

Fëmija vdiq nga kequshqyerja, dënohet me burgim të përjetshëm nëna vegane

Një grua vegane është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi djali i saj i vogël vdiq nga kequshqyerja.

39-vjeçarja Sheila O’Leary, e cila ndiqte një dietë shumë strikte vegane, u shpall fajtore për 6 akuza që rëndonin mbi të, mes të cilave vrasje e shkallës së parë dhe abuzim me fëmijët.

Pasi u shpall vendimi nga gjykata e Floridës, gruaja nuk tha asgjë përpara gjykatës.

Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj, Ryan Patrick O’Leary, është në burg dhe po pret gjykimin e tij.

Djali i saj 18-muajsh peshonte vetëm 7,7 kg kur vdiq, në vitin 2019. 39-vjeçarja Sheila O’Leary e ushqente fëmijën e saj vetëm me fruta, perime dhe qumësht gjiri.

Show More

Related Articles

Back to top button