Qeveria paralajmëroi procedura më të thjeshtëzuara për instalimin e elektrocentraleve fotovoltaike në kulmet e amvisërive dhe objekteve ekonomike.
Në seancën e sotme, Qeveria i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim, me të cilat mundësohet që në objektet në pronë individuale të instalohen elektrocentrale fotovoltaike me fuqi prej gjashtë kilovatëve dhe në objektet afariste me fuqi deri 40 kilovatë me procedura të thjeshtëzuara.
Siç paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, gjatë ditëve të ardhshme ndryshimet e Ligjit do të parashtrohen në Kuvend.
Pritet në seancën e parë të Kuvendit të votohen, tha ai.
Kjo iniciativë do të jetë në interes të qytetarëve dhe ekonomisë.