LajmeMaqedoni

Shahu nëpër shkolla – nisin trajnimet

DERI MË TANI JANË ÇERTIFIKUAR 48 TRAJNUES

 Byroja për Zhvillimin e Arsimit e Maqedonisë së Veriut ka pranuar programin e Federatës së Shahut që nga viti i ri shkollor, shahu të jetë lëndë zgjedhore për fëmijët e klasës së parë dhe të dytë. Fillimisht, do të përfshihen vetëm këto mosha, pasi kjo lejohet nga kurrikula dhe programi. Federata e Shahut të Maqedonisë se Veriut ka organizuar seminare për trajnues.

Nga Shtatori I këtij viti, shahu bëhet një nga lëndët zgjedhore për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë.

Shembull i ngjashëm i futjes së shahut në shkolla ekziston në Poloni, dhe vendi ynë do të shërbehet me përvojat polake.  Por, cilët janë përfitimet nga futja e lojës së shahut nëpër shkolla?

“Pikërisht për nxënësit e kësaj moshe sepse shahu zhvillon inteligjencën, jep kulturë më të zhvilluar, nxënësit i zhvillon në përqendrimet e tyre, si zakonisht nxënësit kanë përfitim nga loja e shahut, deklaroi për tv KlanM Nazmidin Imeri-trajnues.

Programi është përgatitur nga trajnuesit më të mirë të shahut. Për momentin, ka rreth 26 trajnues të çertifikuar nga Federata Botërore e Shahut (FIDE) dhe 22 të tjerë që kanë çertifikatë nga Unioni Evropian i Shahut në mesin e të cilëve edhe 20 trajnues shqiptar.  Detyra e tyre është për trajnuar mësuesit e klasës për mësimin e orës së shahut

“Pikërisht këtu si trajnues jemi dy nga Tetova, jam unë dhe një tjetër, që do t’i trajnojmë arsimtarët e shkollave fillore të mbanë mësim, që nuk do të thotë se arsimtarët të dinë lojën e shahut sepse këtu do të jetë programi që më tepër do t’i argëtoj fëmijët me një video lojë që të hynë në lojën e shahut, pastaj në të ardhmen ndoshta do të jenë më të suksesshëm”,deklaroi për tv KlanM Nazmidin Imeri-trajnues.

Për fëmijët me siguri do t’i furnizojë Federata e Shahut bashkërisht me Ministrinë e Arsimit që të kenë iPad-et e veta, secili fëmijë dhe secili mësimdhënës. Një klasë duhet të ketë së paku 15 fëmijë që lënda të realizohet dhe të jetë si lëndë zgjedhore.

Ndërkohë Federata e Shahut të Maqedonisë së Veriut ka nis fushatën senzibilizuese për futjen e shahut nëpër shkolla, për nxënësit që duan t`i sfidojnë aftësitë në këtë lojë të lashtë, për shkak se shahu tashmë nuk është lojë dhe argëtim por edhe lëndë zgjedhore. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button