LajmeMaqedoni

Me sukses përfundoi misioni për strehim të përkohshëm për emigrantët nga Afganistani

Shkup, 31 gusht – Familja e fundit tetë anëtarëshe afgane e angazhuar më parë nga NATO-ja që u përkujdes në Maqedoninë e Veriut sot u largua nga vendi, me çfarë me sukses e përfunduam misionin për sigurimin e strehimit të përkohshëm për afganët, të cilët janë marrë nga baza “Behtel” në Kosovë, publikoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

“Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, iu ofrua ndihmë dhe mbështetje e vazhdueshme, si rezultat i bashkëpunimit efikas dhe të gjerë ndërinstitucional, si dhe me një angazhim të madh nga Kryqi i Kuq, për çka me këtë rast shpreh falenderim për të gjithë të përfshirit në realizimin me sukses të të gjithë procesit. Duke ofruar strehim të përkohshëm për gjithsej 68 afganë, edhe një herë u dëshmuam si partner kredibil i NATO-s dhe kontribuuam në lirimin e forcave të Aleancës të angazhuara në bazën “Bechtel” në Kosovë dhe të njëjtit të operojnë me kapacitet të plotë në krahun lindor, në kontekst të kërcënimeve drejt shteteve anëtare në atë anë, si pasojë e invadimit rus ndaj Ukrainës” thekson në publikim shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/638560697625255

Show More

Related Articles

Back to top button