LajmeMaqedoni

“Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave”, thotë raporti javorë për virus në RMV

Në periudhën prej 22 gushtit deri më 28 gusht janë testuar gjithsej 5.815 materiale në laboratoret në të cilat bëhet testimi molekular dhe testimi antigjen për prani të SARS-CoV-2, me ulje prej 15,3 për qind në krahasim me javën paraprake. Janë regjistruar 1.763 raste të reja pozitive nga 34 qytete në vend, me ulje prej 34,3 për qind në raport me javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit ka lëvizur me 17,8 për qind deri 33,6 për qind, mesatarisht 27,9 për qind, ceket në raportin javor të Institutit për shëndet publik.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=831; 47,1 për qind). Incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë (272,4/100.000), Gjevgjeli (227,0/100.000), Berovë (211,2/100.000) dhe
Kavadar (187,2/100.000).

Janë regjistruar persona të sëmurë nga të gjitha grup moshat. Më e përfaqësuar është grupi i personave të moshës mbi 60 vjeç (n=758; 43 отсто). Numër më i vogël është regjistruar tek grup mosha prej 10 deri 19 vjeç (n=49; 2,8 отсто). Lidhur me javën paraprake, është regjistruar ulje tek të gjitha grup moshat (me ulje më të dukshme prej 43 për qind tek grup mosha prej 10 deri 19 vjeç).

Gjatë javës së kaluar me status “të shëruar” janë bërë 2.437 persona në kushte spitalore apo në mjekim shtëpiak, 30,4 për qind më pak në krahasim me javën paraprake (n=3.500). Gjatë javës së kaluar janë paraqitur 407 riinfektime, me ulje prej 37,1 për qind në raport me javën paraprake (n=647).

Janë paraqitur 12 raste të vdekjes, me ulje prej 40 për qind në krahasim me shtatë ditët e kaluara. Numri më i madh i të vdekurve janë nga Shkupi (8), ndërsa janë paraqitur edhe nga një rast i vdekjes nga Vallandova, Kratova, Ohri dhe Prilepi. Lidhur me grup moshën, 11 të vdekur janë mbi 60 vjeç dhe një i vdekur i grup moshës prej 50 deri 59 vjeç. Nëntë nga rastet e paraqitura kanë vdekur në kushte spitlaore dhe tek 11 janë regjistruar komorbiditete.

Përfundimisht me 28.08.2022, janë paraqitur gjithsej 339.881raste me COVID-19 (I=18.504,9/100.000). Pjesa më e madhe e të shëruarve janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Manastir, ndërsa morbiditet më i lartë është regjistruar në Kavadar (30.236,0/100.000) dhe Shkup (26.334,1/100.000). Morbilitet më i larët është regjistruar në Ohër, Prilep dhe Kavadar. Vdekshmëria më e lartë është regjistruar në Strugë dhe Kriva Pallankë.

Sipas raporteve nga spitalet, gjatë javës së kaluar janë hospitalizuar 28 raste (pranime të reja), ndërsa për momentin janë të hospitalizuar 120 persona (për pesë më pak në krahasim me javën paraprake (n=125)), prej tyre 47 janë në mbështetje oksigjeni (dy më shumë në krahasim me javën paraprake (n=45)), nuk ka pacientë në ventilim mekanik invaziv/joinvaziv.

Janë regjistruar 9.477 raste të vdekjes (Lt=2,8 отсто). Lidhur me javën e paraqitjes numër më i madh janë regjistruar gjatë javës së 14-të në vitin 2021 (n=314) (Grafikoni 3). Pjesa më e madhe janë e moshës mbi 60 vjeç (n=7.910; 83,5 отсто) me mortalitet më të lartë specifik – 1.797,2/100.000 banorë. Janë regjistruar 5.624 (59,3 për qind) raste të vdekjes tek personat meshkuj dhe 3.853 (40,7 për qind) tek femrat. Tek 7.602 (80,2 për qind) janë regjistruar komorbiditete, më shpesh kardiovaskulare (n=6.312), diabeti (n=2.560) dhe të mushkërive (n=1.160).

Nga riinfektimet, 26 kanë përfunduar me epilog të vdekjes. Janë regjistruar nëntë raste të vdekjes tek gratë shtatzëna dhe 41 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësorë. Nga rastet e vdekjes, 818 (8,6 për qind) kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa 8.659 (91,4 për qind) në kushte spitalore, ceket në raportin javor të Institutit për shëndet publik.

Show More

Related Articles

Back to top button