Mbrëmë (30 gusht) në ora 21:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar 34-vjeçarin S.S., i cili paraprakisht ishte denoncuar nga 37-vjeçar J.R. se rreth orës 19:00 ka sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar.
Po zbardhet dhe dokumentohet çështja, ndaj S.S. do të vijojë procedurë.