LajmeSport

K.B “Gostivari” nisi përgatitjet për sezonin e ardhshëm

Skuadra e basketbollit të Ligës së Parë “Gostivar 1954” ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm garues. Skuadra do të përbëhet nga lojtarë që kanë luajtur më parë për “bardheblutë”, lojtarë të ekipit të të rinjve dhe dy “të huaj”. Stërvitjen e parë e ndoqën tifozët dhe pjesëtarët e kategorive të të rinjve. Në thirrjen e parë të Lupço Malinkovit, shefit të ri të shtabit profesional në palsetrën sportive “Rinia” mbrëmë, u përgjigjën: Toma Stojanoski, Viktor Efremovski, Vojçe Lefkoski, Robert dhe Renato Dimitrievski, Maksim Mitevski, Andrej Maslinko, Luvjek Pipkins, Enur Shabani, ndërsa skuadrës këtë javë do t’i bashkohet edhe qendra e paralajmëruar e përforcimeve Giorgi Korsnatia.

 Në stol si ndihmës trajner do të jetë edhe Nikolla Dimitrievski. Sipas Malinkov, skuadra ka perspektivë për pozitë në pjesën e sipërme të tabelës, por sa i përket planeve dhe ambicieve, ai thotë se ato do të jenë të përshtatura me menaxhmentin e klubit. Deri në fillim të sezonit do të punohet për përmirësimin e gjendjes fizike dhe ndërveprimin tekniko-taktik. Krahas përgatitjeve bazë, janë paraparë edhe ndeshje miqësore me ekipe vendase dhe të huaja, si dhe mund të paraqitet edhe në turne ndërkombëtarë për të cilat tashmë janë marrë ftesa. Për momentin, skuadra ka mbushur pozitat kyçe dhe mbetet që “pesëshja” të mbushet me një qendër cilësore, që me shumë gjasa do të jetë një i huaj.

Shumë adhurues të basketbollit morën pjesë në fillimin e përgatitjeve, që ishte edhe një lloj “ditë e hapur”. Atyre iu prezantua projekti “Akademia e Rinisë”, qëllimi i së cilit është krijimi i lojtarëve me iniciativën e tyre.

 Me qëllim të afirmimit të basketbollit dhe krijimit të lojtarëve me përvojë, nga ky vit K.B “Gostivari” do të luajë në ligën e tretë me ekip të dytë.

Show More

Related Articles

Back to top button