LajmeRajon

Nis seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit të pestë për dhunimin e 11-vjeçares

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit të pestë Sh.K, lidhur me dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë , Mirlinda Gashi.

Në këtë seancë pritet të vendoset lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit.

Sh.K bashkë me katër persona të tjerë dyshohen për dhunimin e të miturës. Ndaj 4 personave u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh veç e veç./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button