GostivarLajmeMaqedoni

Gostivar, rritet numri i tentimeve për vetëvrasje/ Dominon gjinia femërore

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022 janë regjistruar gjithsej 1 vetëvrasje apo një më pak se vitin e kalur në territorin e Gostivarit. Në raportin statistikor të policisë për gjysmën e parë të këtij viti, thuhet se vrasja është kryer në zonat urbane, e njëjta me varje e për motiv të çrregullimit nervor. Autori i vetëvrasjeve është person mashkull 30 vjeç. Gjatë gjysvjetorit të parë të vitit 2022 janë bërë gjithsej 12 tentativa për vetëvrasje, apo katër më shumë se vitin e kaluar, nga të cilat 6 në qytet dhe 6 në fshat, nga ana e 12 autorëve. Sipas mënyrës së ekzekutimit 10 janë me helmim me ilaçe dhe helm kurse 2 në mënyra të tjera. Në 7 raste motivi i tentimit të vetëvrasjes janë çrregullime nervore, 2 mosmarrëveshje dhe zënka në familje, 3 raste refuzimi i dashurisë. Sipas moshës, 6 të mitur kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje, 1 person nga mosha 18 deri në 30 vjeç, ndërsa 5 të tjerët janë persona mbi 30 vjeç. Belinda Duksa, shefe e e sektorit për kriminalistikë në policinë e Gostivarit, gjatë prezentimit të raportit para këshillit komunal ditë më parë, bëri të ditur se është rritur edhe numri i fatkeqësive. “Ka të regjistruar edhe vetëvrajse dhe tentime për vetëvrajse, raste fatkeqësie dhe raste fatkeqësie në punë. Karakteristike është se numri i vetëvrajsve është i njejtë sikurse vitin e kaluar, kurse tentimet për vetëvrajse thuajse për një të tretën është rritur numri i tyre. Sa u takon rasteve të fatkeqësive, ato janë rritur për tre herë”, deklaroi Belinda Duksa, shefe e e sektorit për kriminalistikë në policinë e Gostivarit.

 Sipas strukturës kombëtare të tentimeve për vetëvarsje 10 janë shqiptarë dhe 2 maqedonas. Sipas strukturës gjinore, 1 është meshkuj dhe 11 janë femra. Lëndime të rënda trupore kanë marrë 5 persona dhe lëndime të lehta trupore 7.

Show More

Related Articles

Back to top button