LajmeRajon

Ka nisur të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet dhe qytetarët e Kosovës

Në pikat kufitare nuk ka pasur nevojë për dokumente shtesë, me përjashtim të letërnjoftimit, që nënkupton se nga 1 shtatori nuk po lëshohen dokumentet për hyrje/daljet.Lidhur me zbatimin e marrëveshjes ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë.

“Në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë. Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasve tanë karshi Serbisë”, shkruan ministri i Punëve të Brendshme.

Ndryshe, Marrëveshja për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje është arritur më 27 gusht në Bruksel, takim ky që u mbajt mes Kosovës e Serbisë pas vendosjes së reciprocitet, e që u pasua me barrikada nga serbët më 31 korrik në veri.

Në takimet Kosovë-Serbi ishte edhe i dërguari i SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.

Pas dialogut në Bruksel më 27 gusht, në Kosovë dhe Serbi ishin sërish për vizitë Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Show More

Related Articles

Back to top button