LajmeMaqedoni

Shaqiri: 1 shtatori është fillim i veprave dhe sukseseve të reja

Një shtatori shënon fillim të veprave dhe sukseseve të reja. Jam posaçërisht i lumtur që sot ju shoh të gëzuar dhe që së bashku e inaugurojmë këtë objekt të ri ku do t’i keni kujtimet e juaja, sukseset dhe arritjet e juaja, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i cili sot në mëngjes, në ditën e parë të shkollës e vizitoi Shkollën e sapondërtuar fillore “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit.

Shaqiri u dëshiroi sukses në punë edhe mësimdhënësve, duke i porositur fëmijët të jenë motivim për të gjithë, siç tha, “ku duhet të lëvizim dhe si të punojmë”.

Kryetari i Komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski në shfaqjen në hollin e shkollës tha se shkolla e re do të jetë vend ku fëmijët do të shoqërohen, do të njoftojnë shokë dhe do të ndërtojnë personalitetin e tyre.

“Obligim i yni është të sigurojmë kushte për çdo fëmijë dhe së bashku të ndërtojmë gjeneratë me të cilën do të krenohemi”, tha Georgievski. Kumtoi se e shkollën e re, për herë të parë në Komunën Ilinden sigurohet qëndrim ditor për nxënësit e klasave të para, shujta për të gjithë nxënësit, dhomë senzori për fëmijët me pengesa dhe klasa tërësisht të pajisura sipas standardeve më të larta.

Mirëseardhje në ditën e parë, solemne të shkollës u dëshiroi edhe drejtoresha e SHF “Goce Dellçev” Dushanka Kërstevska e cila theksoi se nga viti në vit po rritet numri i filloristëve në komunë dhe se në këtë vit shkollor kanë 122 nxënës të klasave të para, mes të cilëve katër binjakë, të sistemuar në pesë paralele.

Shkolla e re e ndërtuar ka 14 klasa, zyre të mësimdhënësve, sallë konferenciale, pes tualete dhe tre hapësira për kuzhinë. Ka edhe dhomë senzori për inkluzion më të madh të fëmijëve me pengesa.

Show More

Related Articles

Back to top button