LajmeSport

70 milionë euro për Skriniar, Inter ka vetëm një kusht për ta lënë atë drejt PSG-së

PSG po luan edhe gurët e fundit për transferimin e Milan Skriniar. Kampionët e Francës kanë bërë një ofertë prej 70 milionë euro Interit.

Mediat italiane dhe ato franceze janë duke raportuar se Interi është duke e vlerësuar ofertën dhe mund ta pranojë atë nëse siguron shërbimet e një tjetër mbrojtësi.

Mbrojtësi slloven është i hapur për kalimin në Ligue 1, pasi PSG i garanton pagë shumë më të lartë se sa Interi, por klubi italian ende nuk ka pranuar shitjen e tij.

Gjithsesi afati kalimtar në Francë është i hapur deri në ora 00:00 dhe PSG do të bëj përpjekje maksimale për të nënshkruar me Skriniar. / h.ll/albeu.com

Show More

Related Articles

Back to top button