Rreth 16 milionë njerëz izolohen nga kjo e enjte në qytetin kinez Chengdu për shkak të një vale të re infektimesh me covid 19. Autoritetet në Kinë ndjekin prej kohësh politikën zero-Covid dhe për këtë arsye edhe në provincën Xining shkollat do të zhvillojnë mësim në internet.
Një shpërthim i ri Covid 19 është regjistruar në qytetin kinez Chengdu dhe për këtë aryse autoritetet kanë vendosur që rreth 16 milionë njerëz të hyjnë në izolim nga e enjtja.
Kjo lloj politike zero-Covid e Kinës, duke eliminuar shpërthimet e virusit me mbyllje të menjëhershme, testime masive dhe karantina të gjata, ka qenë e vazhdueshme.
Chengdu, në jugperëndim, është bërë i fundit që ka njoftuar një mbyllje, duke njoftuar zyrtarisht banorët se duhet të “qëndrojnë në shtëpi ” nga ora 6 pasdite e së enjtes për të luftuar një valë të re infeksionesh.
Çdo familje do të lejohet të dërgojë një person për të blerë produkte ushqimore dhe mallra thelbësore, me kusht që ata të kenë rezultuar negativ në 24 orët e mëparshme.
“Gjendja aktuale e kontrollit të epidemisë është anormale, komplekse dhe e zymtë”, thuhet në njoftim, duke shtuar se masat synojnë “të ndalojnë përhapjen e shpërthimit dhe të garantojnë shëndetin e qytetarëve”.
Chengdu regjistroi 157 infeksione të reja lokale të enjten, nga të cilat 51 nuk shfaqën simptoma. Fëmijët në të paktën 10 qytete dhe provinca po përballen gjithashtu me ndërprerje në vitin e ri akademik.
Xining, kryeqyteti i provincës perëndimore Qinghai dhe shtëpia e 2.5 milionë njerëzve, ka urdhëruar shkollat të zhvillojnë mësime në internet.
Kina ka qëndruar në strategjinë e saj të virusit me tolerancë zero, pavarësisht situatës me varinatin e përhapur me shpejtësi Omicron dhe shqetësimit se kjo politikë po mbyt rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas pandemisë.