LajmeMaqedoni

Shkupi dhe Sofja mbesin të përkushtuara në dialog konstruktiv derisa të gjendet një zgjidhje

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov, dje pas takimit në Romë deklaruan se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme nga të dyja palët, bazuar në vlerat evropiane dhe respektimin e dinjitetit të qytetarëve, me çka Sofja do të tërheqte veton për fillimin e negociatave të vendit për anëtarësim në BE.

Pas takimit, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se për momentin nuk mund të thotë nëse ka progres në arritjen e një dokumenti të pranueshëm reciprokisht me Bullgarinë, por theksoi se bisedimet po vazhdojnë ndërmjet ekipeve të ekspertëve të ministrive të jashtme dhe posa të ketë disa përparime do të njoftohet më pas në nivel ministror.

Kovaçevski theksoi se është rënë dakord që bisedimet të vazhdojnë në mënyrë që ministritë e jashtme të përpiqen të arrijnë një dokument që do të ishte i pranueshëm për të dyja vendet dhe do të ishte bazë për një zgjidhje që do të mund të ndahej me institucionet e të dyja vendeve, duke theksuar se kur të ketë një dokument të tillë do t’i prezantohet publikut.

“Nuk diskutuam fare nëse ka kushte të reja nga Bullgaria. Këto janë pyetje që kanë qenë të hapura më parë, për ta tashmë ekziston një i ashtuquajtur Propozimi portugez, i cili është ende bazë për bisedime ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme dhe në këtë pikë nuk mund të them për progres në arritjen e një dokumenti reciprokisht të pranueshëm, duke qenë se derisa të arrihet një dokument i tillë nuk mund të flasim për progres”, tha Kovaçevski. .

Lidhur me pritjet për Samitin e ardhshëm të BE-së në qershor, Kovaçevski theksoi se nuk dëshiron të lidhet me data, sepse siç theksoi, vendi ynë ka qenë peng i datave për një kohë të gjatë, duke theksuar se fillimi i negociatave nuk varet vetëm prej nesh, por me vendim të 27 shteteve anëtare të Unionit.

“Pavarësisht nga rezultati në qershor, qeveria dhe shteti kanë një plan shumë të qartë se çfarë do të bëhet në të ardhmen, dhe normalisht pavarësisht nga rezultati që jemi me shtetin fqinj të Bullgarisë, ne kemi çështje të hapura që duhet të adresohen dhe sapo të kemi një zgjidhje që do të jetë e pranueshme, atëherë do ta shpallim”, shtoi Kovaçevski.

Nga ana e tij, Petkov pas takimit tha se është më e rëndësishme që qeveritë e dy vendeve të vazhdojnë dialogun konstruktiv dhe të mos i nënshtrohen provokimeve të disa grupeve që tentojnë të rrisin tensionet.

“Nuk jemi zotuar për asnjë afat, e vetmja gjë për të cilën jemi zotuar është të mbajmë një ton të mirë dhe Ministritë e Jashtme të vazhdojnë punën. Ne premtuam se do të mbajmë tonin konstruktiv. Presim që në javët dhe muajt në vijim grupet e ndryshme që nuk duan fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut të tentojnë të provokojnë”, tha Petkov, duke shtuar se me kryeministrin Kovaçevski konfirmuan se përkushtimi për fqinjësi të mirë është i rëndësishëm dhe i përbashkët. Në një deklaratë për mediat bullgare, ai përsëriti nevojën për t

Show More

Related Articles

Back to top button