LajmeMaqedoni

Oda Energjetike: Do të inicojmë protesta kundër EVN-së, faturat e reja kanë çmime shumë më të larta

Shërbimi i transmetimit të energjisë elektrike është pothuajse dyfish më i lartë se energjia e konsumuar, ankohen këto ditë qytetarët pasi kanë marrë faturat e reja nga EVN.

Një banor i Velesit ka marrë një faturë në të cilën duhet të paguajë 1500 denarë për rrymë dhe 2200 për bartje dhe shpërndarje, ndërsa EVN ka faturuar edhe 1500 denarë për të njëjtën energji elektrike të konsumuar.

Kjo vjen pas rritjes së muajit korrik të rrymës, dhe risi është edhe mënyra e tarifimit në blloqe, si dhe mënyra e veçantë për transmetimin dhe shpërndarjes.

EVN thotë se kjo është paguar edhe më parë, por është përfshirë në çmimin e energjisë elektrike.

Për këtë reagon Oda Ekonomike Energjetike.

Ata akuzojnë EVN-në se me këtë shpenzim ka bërë fitime të mëdha dhe kërkojnë që shteti të kthejë nën juridiksionin e vet transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike.

Vjedhja e energjisë elektrike është një nga arsyet e futjes së kostove të larta për qytetarët, pohojnë anëtarët e Dhomës Energjetike.

Disa prej tyre dëshmojnë se rryma vidhet shumë më tepër se ajo që dihet në opinion, por thonë se EVN-ja e toleron, sepse në fund e paguajnë qytetarët.

Nga Oda thonë se autoritetet nga EVN vazhdimisht i refuzojnë iniciativat për takim.

Ata akuzojnë furnizuesin universal se është ai që pengon nisjen e vendosjes së fotovoltaikëve.

Ndaj anëtarët e këtij organi do të iniciojnë protesta, në të cilat përveç qytetarëve do të përfshihen edhe degët e tjera ekonomike.

Show More

Related Articles

Back to top button