LajmeMaqedoni

Ngrohja, KRRE kërkon anulimin e faturave

Të anulohen faturat për ngrohje të muajit gusht dhe në vend të tyre, BEG të përgatit fatura të reja. Kështu kërkoi numri një i KRRE-së, Marko Bislimovski, duke sqaruar se në këto fatura në vend të shtrenjtimit për 14 përqind, çmimi i ngrohjes është rritur për 40 për qind dhe kjo ka ndodhur për shkak se në këto fatura nuk janë kalkuluar subvencionet e Qeverisë për konsumatorët.

Në dy ditët e kaluara kemi marrë një numër të madh të ankesave nga qytetarët, sipas të cilave çmimet e faturave për ngrohje janë rritur për 40 për qind. Arsyeja e vetme për rritjen e këtyre faturave është moskalkulimi i subvencioneve që i jep Qeveria për konsumatorët e ngrohjes qendrore në Qytetin e Shkupit… Me qëllim që të tejkalohet kjo situatë, KRRE kërkon që BEG t’i anulojë të gjitha faturat që janë dorëzuar tek konsumatorët dhe të përgatiten fatura të reja ku do të kalkulohet subvencioni që qytetarët e marrin nga Qeveria”, Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së

Bislimovski sqaroi se në buxhetin e shtetit janë siguruar mjetet e nevojshme dhe nuk do të ketë problem që kjo çështje të zgjidhet.

Janë siguruar mjetet në buxhetin e shtetit, poashtu ka një vendim të caktuar që është marr njëherë dhe nëse asaj i skadon afati, absolutisht do të merret vendim i ri me çka edhe njëherë do të konfirmohet se konsumtorët e energjisë së ngrohjes do t’i marrin subvencionet…” – Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Duke u përgjigjur ndaj pyetjes së gazetarëve, Bislimovski tha se të gjithë qytetarëve që tashmë e kanë paguar faturën e muajit gusht, paratë do t’u kthehen në faturat e ardhshme. /alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button