BotaLajme

Tentim vrasje ndaj Zv.presidentes së Argjentinës – i drejtohet arma në kokë, por nuk shkrepet (VIDEO)

Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner, i ka mbijetuar një atentati pasi një person i drejtoi një pistoletë të mbushur në kokë dhe tërhoqi këmbëzën, por arma u bllokua.

Cristina Fernández de Kirchner, 69 vjeçe, mbërriti jashtë shtëpisë së saj në Buenos Aires, kur një turmë mbështetësish dolën për ta pritur, ndërkohë që vrasësi i mundshëm doli dhe drejtoi armën drejt saj.

Fernando Montiel, një 35-vjeçar brazilian, u kap nga sigurimi dhe u arrestua, raporton DailtMail, transmeton Klankosova.tv.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë momentin kur politikanja mbërriti duke buzëqeshur për të përshëndetur mbështetësit dhe nuk dukej se e vuri re armën vetëm disa centimetra larg nga fytyra e saj.

Cristina Fernández, e cila shërbeu si presidente nga viti 2007 deri më 2015, është duke u gjykuar me akuza për korrupsion, dhe po kthehej në shtëpi nga gjykata.

Shtëpia e saj është sulmuar nga protestuesit ditëve të fundit, pasi ajo u akuzua për mashtrim të shtetit.

Show More

Related Articles

Back to top button