Avionë të shumtë kanë filluar furnizimet me ushqime, ilaçe dhe tenda në Pakistanin e shkatërruar nga përmbytjet, ndërkohë që numri i të vdekurve ka shkuar në 1 200.
Fluturimi i nëntë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe i pari nga Uzbekistani ishin të fundit që u ulën në Islamabad gjatë natës.
Deri më tani, Pakistani ka marrë ndihmë nga Kina, Arabia Saudite, Katari, Turqia, Uzbekistani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera.
ShBA njoftoi se do të sigurojë 30 milionë dollarë ndihmë për viktimat e përmbytjeve.
Zyrtarët fajësuan ndryshimet klimatike për musonin dhe përmbytjet e pazakonta, raporton Guardian.
Asim Iftikhar, një zëdhënës në Ministrinë e Jashtme, tha në një konferencë shtypi se kriza i ka dhënë besueshmëri paralajmërimeve të shkencëtarëve për ndryshimet klimatike.
“Ky nuk është një komplot, ky është një realitet dhe ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm”, tha ai.
Sipas vlerësimeve fillestare të qeverisë, përmbytjet kanë shkaktuar rreth 10 miliardë dollarë dëme.