Pasi Izraeli kreu sulme të reja ajrore pranë Damaskut dhe në aeroportin ndërkombëtar në Aleppo, zyrtarët sirianë gjithashtu folën dhe i dërguan një paralajmërim Izraelit.
Siç raporton agjencia siriane SANA, sulmet izraelite kanë rezultuar vetëm me dëme materiale dhe mbrojtja ajrore e këtij vendi ka arritur të rrëzojë disa raketa izraelite.
Për shkak të përshkallëzimit të ri të dhunës, u shpreh edhe kreu i diplomacisë siriane, Faisal al-Meqdad, i cili tha se Izraeli nuk mund të kryejë sulme ajrore pa pësuar pasoja.
“Siria nuk do të heshtë ndaj sulmeve të përsëritura izraelite. Izraelitët herët a vonë do ta paguajnë çmimin për këtë”, tha kreu i diplomacisë, raporton jp.
Ai gjithashtu deklaroi se Izraeli po e vë në rrezik gjithë Lindjen e Mesme me këtë sjellje.
“Izraeli po luan me zjarrin dhe po rrezikon situatën rajonale ushtarake dhe të sigurisë”, tha Al-Meqdad.
Ushtria izraelite, por edhe zyrtarët e këtij vendi, nuk kanë komentuar sulmet e reja ajrore në Siri, si më parë. Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka pranuar më parë se deri më tani kanë kryer qindra sulme në tokën e Sirisë kundër pozicioneve të atyre grupeve që mbështesin Iranin.
Ata gjithashtu deklaruan se objektivi i sulmit ishin gjithashtu depot e armëve që besohet se ishin të destinuara për Hezbollahun dhe grupe të tjera pro-iraniane në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/