LajmeRajon

Vuçiq: Shumë vite pas takimit të Titos me Enver Hoxhën, takimi me Ramën ishte…

Katër marrëveshje që pritet të nënshkruhen sot në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur.

Bëhet fjalë për një marrëveshje për sigurinë ushqimore, një plan veprimi për emergjencat civile, një memorandum për artin dhe kinematografinë si edhe një memorandum bashkëpunimi për minierat dhe energjinë.

Marrëveshjet u njoftuan nga presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë fjalës së tij në samitin e Beogradit, të cilit sot i është bashkuar edhe Turqia, që përfaqësohet në këtë takim nga ministri i jashtëm turk.

Në fjalën e tij, presidenti Vuçiq u shpreh se marrëdhëniet mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut janë sot në maksimumin e tyre historik.

“Tri vendet tona kanë treguar se një eveniment kaq i rëndësishëm ka qenë i mundur të organizohet në nivelin e një klasi botëror. Kjo natyrisht është bërë e mundur falë edhe bashkëpunimit më të mirë mes vendeve tona.

Ju nuk jeni miq, më duket se jemi shumë të lidhur e kemi nevojë të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Pavarësisht faktit se disa nuk janë ende pjesë e nismës e ndoshta disa të tjerë nuk do të jenë ne mund të zhvillojmë bashkëpunim të suksesshëm.

Marrëdhëniet tona janë në maksimumin e tyre historik. Më kujtohet takimi i parë pas 70 vitesh pas takimit të Titos dhe Enver Hoxhës, kur u takuam unë e Edi Rama, shumë vite më parë ishte një takim me energji të jashtëzakonshme politike, ndërkohë sot janë takime miqësore, popujt tanë kuptohen shumë mirë.

Jam gjithashtu krenar të them se kemi marrëdhëniet më të mira mes Beogradit dhe Shkupit. Të gjitha këto arritje do të kontribuojnë më tej për nxitjen dhe përparimin e rajonit.

Do të japin një forcë më të madhe që do të injektohen në projektin tonë të mrekullueshëm. Ndihuni si në shtëpi”, u shpreh Vuçiq.

Show More

Related Articles

Back to top button