BotaLajme

Zaporozhia: Zelenski me kritika për ekspertët e OKB-së

“MARRËVESHJA ËSHTË ÇMILITARIZIMI I RRETHINËS”

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka drejtuar kritika për ekipin e ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për energji bërthamore, të ardhur për inspektim në centralin bërthamor në Zaporozhia, për arsye se ende nuk kanë kërkuar çmilitarizimin e territorit rreth centralit të okupuar nga forcat ruse në fillim të luftës gjashtëmujore. Ai është i pakënaqur edhe për faktin se ekspertët e Kombeve të Bashkuara në Zaporozhia nuk i ndjek asnjë gazetar i cili botës do t’i përcillte çfarë ndodh atje. Për muaj me rradhë banorët lokalë jetojnë me frikën se centrali është dëmtuar për shkak të veprimeve ushtarake në afërsi, që mund të shkaktojë radioaktivitet, ndërsa ushtria ukrainase dhe ajo ruse ia hedhin fajin njëra-tjetrës për sulmet e kohëpaskohshme.

Pas disa muajsh shqetësimesh rreth sigurisë së centralit më të madh bërthamor në Evropë, ekipi i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, që mbërriten para dy ditëve në Zaporozhia në Ukrainë, që të verifikojë nëse centrali është dëmtuar nga veprimet ushtarake, ende nuk ka kërkuar çmilitarizim të territorit rreth impiantit. Drejtori i Agjencisë për energji bërthamore thotë se ende ka shumë punë për t’u bërë në Zaporozhia.

“Jemi në përfundim të vizitës tonë të shumëpritur në impiant. Sapo e kam përfunduar kontrollin e parë të pjesëve kyçe që kemi dashur t’i shohim gjatë kësaj vizite të parë në central. Kuptohet se ende ka shumë punë , ekipi im do të mbetet këtu. Më e rëndësishmja, këtu do të vendosim praninë e përhershme të Agjencisë për energji bërthamore.”deklaroi Rafael Grosi IAEA

Presidenti ukrainas është i befasuar nga fakti se 14 ekspertët e Kombeve të Bashkuara nuk i ka shoqëruar asnjë ekip i gazetarëve, që t’ia përcjellin botës çfarë ndodh atje.

“Çmilitarizimi rreth impiantit është qëllimi i përpjekjeve ukrainase dhe ndërkombëtare. Është keq që ende nuk kemi dëgjuar mesazhe adekuate nga IAEA, krahas faktit që kemibiseduar me Grosin. Kjo është pika kyçe e sigurisë e marrëveshjes sonë,” Volodimir Zelenski, President i Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir putin gjatë vizitës së tij në Kaliningrad, enklava ruse në mes Polonisë dhe Lituanisë, në Detin Baltik, duke ua uruar ditën e parë të shkollës një grupi të fëmijëve – sqaroi se ushtria ruse në Ukrainë e mbron vendin e vet dhe popullin e vet./Klanmacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button