BotaLajme

Çmimet e ushqimeve në botë shënojnë rënie për të pestin muaj radhazi

Indeksi global i çmimeve të ushqimit i Agjencisë së OKB-së për Ushqimin ra për të pestin muaj radhazi në gusht, pasi vazhdimi i eksporteve të drithërave nga portet e Ukrainës kontribuoi në përmirësimin e perspektivës së furnizimit.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) tha sot se indeksi i saj i çmimeve, i cili ndjek produktet ushqimore më të tregtuara në botë, ishte mesatarisht 138 pikë muajin e kaluar, nga 140.7 e rishikuar për korrikun.

Indeksi ra nga niveli rekord prej 159.7 në mars, i vendosur pas pushtimit rus të Ukrainës.

Indeksi i çmimeve të drithërave të FAO-s ra me 1.4 për qind në bazë mujore në gusht. Portet e Detit të Zi të Ukrainës janë rihapur sipas një marrëveshjeje diplomatike dhe perspektivat për korrjen e grurit në Amerikën e Veriut dhe Rusi janë të favorshme, raportoi agjencia.

Por indeksi i çmimeve të misrit u rrit 1.5 për qind muajin e kaluar pasi moti i nxehtë dhe i thatë zbehte perspektivat e prodhimit në Evropë dhe SHBA, shtohet në raportin.

Çmimet e vajit vegjetal, sheqerit, produkteve të qumështit dhe mishit ranë, pjesërisht për shkak të rritjes së inventarëve.

Show More

Related Articles

Back to top button