LajmeRajon

Krasniqi: Kurti s’guxon ta kthejë Kosovën në diktaturë, do të thërrasim seancë të jashtëzakonshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur dyert e shkollave, e jo grevistët.

Madje sipas Krasniqit, Kurti me qasjen e tij autoritare ndaj grevistëve është duke dëshiruar ta shndërrojë Kosovën në diktaturë, por që nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Këto komente, Krasniqi i ka bërë pas takimit me kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarin e këtij këshilli, Ali Gashi.

Krasniqi ka thënë se mosekzekutimi i pagave është vepër penale dhe se askush nuk ka të drejtë të marrë një vendim të tillë.

Më tutje, Krasniqi ka paralajmëruar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme qysh javën e ardhshme.

“Patëm një takim me sindikalistët, ishte një takim që diskutuam për situatën e rëndë, ishte një diskutim për kërkesat legjitime dhe qëndrimi ynë është i qartë dialogu social nuk ka alternativë. Qasja e qeverisë është e papranueshme, nuk ka vend për qasje autoritare, nuk mund të sillet qeveria kështu me arrogancë, mësimdhënësit janë”.

“Dyert e shkollave në Kosovë i ka mbyllur Albin Kurti. Ai e ka pasur mundësinë që të dialogë dhe të gjendet zgjedhja. Mosekzekutimi i pagave është vepër penale. Nuk ka të drejtë askush t’i ndalë pagat”.

“Qeveria t’i kthehet dialogut, dhe t’i ekzekutojë pagat, nëse një gjë e tillë ne do të iniciojmë seancë të jashtëzakonshme për të marrë veprime të tjera. Kurti nuk ka me guxuar me kthyer Kosovën në diktaturë, as nuk do ta lejojmë”, ka thënë Krasniqi.

Show More

Related Articles

Back to top button