LajmeSport

Ronaldo nuk lejoi që Conte të emërohej trajner i Manchester Unitedit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo raportohet se doli kundër propozimit të drejtuesve të klubit që Antonio Conte të emërohet trajner i skuadrës.

52-vjeçari ishte i pa punë kur “Djajtë e Kuq” shkarkuan Ole Gunnar Solskjaer në nëntor dhe ai ishte i lidhur me postin e trajnerit në “Old Trafford”.

Sidoqoftë, Man United në vend të tij zgjodhi trajnerin Ralf Rangnick si trajner të përkohshëm deri në përfundim të sezonit 2021/22.

Ndërkohë, Conte kaloi në Londrën e Veriut për t’u bërë pasardhësi i Nuno Espirito Santo te Tottenhami dhe italiani pati një sezon të suksesshëm duke e dërguar këtë skuadër në vendin e katër dhe hyrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Man Unitedi rrezikoi të përfundonte në vendin e shtatë pasi humbi 1-0 nga Crystal Palace, por në fund mbeti në vendin e gjashtë dhe siguroi një vend në Europa League 2022-23.

Suksesi i Contes në krahasim me atë të Rangnick ka çuar në sugjerime se i pari do të kishte qenë njeriu i duhur për “Djajtë e Kuq”.

“Manchester Evening News” deklaroi se Ronaldo personalisht ka ndërhyrë për të siguruar që ish-trajneri i Chelseas dhe Interit të mos e pasonte Solskjaerin në Man Unitedi.

Raporti shton se drejtuesit e klubit kishin filluar të konsultoheshin me lojtarët për trajnerët e mundshëm dhe Ronaldo shprehu shqetësimin se Conte ka një intensitet shumë të lartë të punës dhe kjo për të do të paraqiste problem si një 37 vjeçar.

Show More

Related Articles

Back to top button