Autori i vrasjes së 57 vjecarit Ismet Çekorja në Shkodër dyshohet të jetë një person me motor dhe me skafandë në kokë.
Kamerat e sigurisë në vendngjarje, në lagjen Guerrilë aty ku ekzekutua me 7 plumba pistolete 57 vjecari Ismet Çekorja kanë “zbuluar” autorin e atentatit.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, atentatori ka mbërritur me motor pranë vendit të ngjarjes, është ndalur afër objektivit të vetë , ka qëlluar ndaj tij dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Skafandra në kokë e bën të pamundur identifikimin e autorit të ngjarjes.
Megjithatë policia e Shkodrës ka sekuestruar edhe kamerat e tjera të sigurisë në segmente të tjera të qytetit për të parë nëse në ndonjë moment autori e ka hequr apo jo skafandrën, e vetmja mundësi kjo për të bërë identifikimin e tij.
Nuk dihet nëse viktima Ismet Çekorja është thirrur, nga ndonjë person për të dalë nga banesa apo jo.
Në momentin kur është sulmuar 57-vjecari ka qënë disa metra larg banesës së tij pranë një dyqani të vogël duke konsumuar një birrë.