BotaLajme

GJERMANI – G7 miraton planin për zbatimin e një kufiri të çmimit për importet e naftës ruse

BERLIN, 3 shtator /ATSH-AA/- Ministrat e Financave të vendeve të grupit G7 kanë rënë dakort për të miratuar planin për zbatimin e një kufiri të çmimit për importet e naftës ruse.

Ministrat e Financave të grupit G7 të përbërë nga SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia dhe Japonia kanë bërë një deklaratë të përbashkët pas një takimi të zhvilluar në Gjermani.

“Gjatë takimit u diskutuan veprimet e përbashkëta kundër luftës Rusi-Ukrainë dhe ndikimet e saj në ekonominë globale”, thuhet në deklaratë ku theksohet se G7 është e vendosur të sigurojë mbështetje për Ukrainën.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se janë respektuar vendimet e marra në Samitin e Liderëve të G7 në qershor, dhe miratuar plani për zbatimin e një kufiri të çmimit për importet e naftës bruto dhe produktet e naftës me origjinë ruse.

Në këtë mënyrë G7 synon të reduktojë dërgesat e gazit rus dhe aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë. //a.i/

Show More

Related Articles

Back to top button