GostivarLajmeSport

KF “Gostivari”/ Pronari dhe trajneri mbeten, skuadra do të luajë me Besën

Klubi i futbollit Gostivari konsiderohet edhe një herë favorit kryesor për hyrje në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Situata në klub ka ndryshuar sërish, por këtë herë për kënaqësinë e tifozëve.

Pak ditë më parë u spekulua se klubi do të mbetet pa pronarin ambicioz nga Turqia, si dhe pa trajnerin Oktay Dereioglu dhe futbollistë të shumtë. E diskutueshme ishte edhe ecuria e ndeshjes së xhiros së tretë, por ka ndodhur një kthesë.

Sipas informacioneve të fundit, në Gostivar nuk do të ketë ndryshime. Më saktësisht, pronari mbetet, Dereioglu vazhdon funksionin në stol, dhe lojtarët janë gati për fillimin e sezonit. Ndryshime do të ketë vetëm në menaxhimin e disa funksioneve.

Gostivari e nisi mirë sezonin, me dy fitore në dy ndeshjeve, ndërsa në xhiron e radhës që është caktuar për sot, do të luajë kundër Besën.

Show More

Related Articles

Back to top button