LajmeMaqedoni

Grubi: Institucionet duhet të jenë shembull për kursimin e rrymës

Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha sot se institucionet duhet të jenë shembull për kursimin e energjisë elektrike dhe të gjitha resurseve shtetërore. Ai siguron se institucionet qeveritare po bëjnë përpjekje maksimale për kursime në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike.

Gjatë një vizite në komunën e Haraçinës, i pyetur nga gazetarët se a duhet të qarkullojnë veturat zyrtare derisa ai jep deklarata, Grubi tha se kjo nuk duhet të bëhet dhe bëri thirrje që të raportohet çdo mos respektim i masave për kursim.

“Nuk e di cilat automjete funksionojnë, nuk jam shofer. Ata absolutisht nuk duhet të funksionojnë. Besoj se të gjithë qytetarët dhe veçanërisht institucionet, para së gjithash dhe drejtuesit e institucioneve, duhet të jenë shembull për kursimin e energjisë elektrike dhe të të gjitha resurseve shtetërore, tha Grubi.

Ai u bëri thirrje gazetarëve që të kontrollojnë çdo ditë të gjitha institucionet, duke filluar nga Qeveria, Kuvendi, ministritë, se cilat masa për kursim zbatohen në përputhje me vendimin e qeverisë që ka hyrë në fuqi më 1 shtator.

Show More

Related Articles

Back to top button