KOVAÇEVSKI: DERI NË 2030 TË BËHEMI ANËTAR TË BE-së
Qeveria miratoi vendimin për vendosjen e strukturës për negociata për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Konform vendimit të Qeverisë negociatori kryesor do të jetë Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, kurse zëvendësi I tij, Drita Halili Abdiu. Është rënë dakord që negociatat të zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski u zotua për një process inkluziv dhe transparent me qëllim që procesi të mbyllet sa më parë ku bëri thirrje për mobilizimin e të gjitha resurseve të vendit.
“Përfundimi I negociatave deri në vitin 2030 është qëllimi që e kemi vendosur. Është reale dhe e arritshme dhe jam I bindur se në zgjerimin e ardhshëm të BE-së do të jetë edhe RMV-ja. Do të punojmë që vendi ynë të jetë I barabartë me vendet tjera anëtare, të jetë pjesëmarrës në krijimin e politikave të BE-së, padyshim duke mbrojtur interesat tona kombëtare”, deklaroi Dimitar Kovaçevski- Kryeministër i RMV-së.
Zv/kryeministri për Cështje Evropiane, Bojan Mariçiq, deklaroi se nuk ka një model përvoje nga vendet që tashmë kanë negociuar apo negociojnë me BE-në, për shkak se ky model vehet në funksion për herë të parë.
“Metodologjia e re imponon negociata aderuese politike në mënyrë që I gjithë procesi ngritet në nivel më të lartë politik në të gjitha fazat e negociatave. Struktura negociuese përmban edhe Komitetin për negociata që kryesohet nga Kryeministri, katër zv/Kryeministrat, Ministrin e Jashtëm dhe Ministrin e Financave. Përmban edhe Delegacionin Shtetëror për negociata në krye me Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, si shef të delegacionit”, deklaroi Bojan Mariçiq-Zv/Kryeministër për Çështje Evropiane.
Për shkak të rëndësisë dhe rolit të Kuvendit, vendimi I tij do të definohet me marrëveshje të ndërsjelltë ku do t`I jepet rol të definuar edhe opozitës.
“Ditëve në vijim janë planifikuar takime me Kryetarin e Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, për cka ia shtrijmë dorën opozitës që të kycet në këtë process”,deklaroi Bojan Mariçiq-Zv/Kryeministër për Çështje Evropiane.
Sipas autoriteteve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pason një periudhë dinamike për institucionet dhe administratën ku pritet adresimi I shumë aspekteve dhe temave në 6 klasterë, 3 fusha dhe 33 kapituj negociues./KlanMacedonia/