BotaLajme

 ‘Po korrni atë që mbollët’!/Erdogan fajëson Europën për krizën energjetike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka fajësuar Bashkimin Europain për krizën energjetike në continent, duke thënë se unioni po korr atë që ka mbjellë me sanksionet e ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Erdogan ka ruajtur raporte të mira me presidentin rus, Vladimir Putin dhe ka tentuar që të qëndrojë neutral në lidhje me konfliktin, edhe pse ka furnizuar Ukrainën me armë dhe dronë luftarakë. Para se të nisej drejt një vizite në Ballkan, Erdogan u tha gazetarëve të martën se shtetet evropiane “po korrin atë që kanë mbjellë” duke vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë. Deklaratat e Erdoganit janë të ngjashme me ato që Kremlini paraqiti gjatë kësaj jave. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, fajësoi sanksionet për ndalesën e dërgesave të gazit për në Gjermani përmes gazsjellësit Nord Stream 1. Rritja e çmimeve të energjisë në botë, që është shkaktuar pas ndërprerjeve të energjisë ruse, ka nxitur krizë ekonomike në Turqi, shtet që po përballet me një inflacion vjetor prej 80 për qind dhe teksa lira turke po vazhdon të zhvlerësohet. Por Erdogan tha se nuk pret që Turqia të ketë ndonjë mungesë të furnizimit me energji gjatë këtij viti.

Show More

Related Articles

Back to top button