LajmeMaqedoni

Mickoski kërkon mbështetje për referendumin

“A jeni për, që të pushojë të vlen Ligji për ratifikimin e Marrëveshje për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë i publikuar në Gazetën Zyrtare numër 12/2018 nga data 18.01.2018?”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Duke iu përgjigjur kësaj pyetje, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se populli do të mund t’i jep fund marrëveshjes sipas tij anti-maqedonase të nënshkruar nga LSDM-ja dhe Zoran Zaevi në vitin 2017.

Sipas tij, pyetja është formuar në mënyrë të tillë sepse partia e tij konteston marrëveshjen dhe nenin 12 të saj dhe jo kornizën negociuese me BE-në.

Mickoski shton se pyetja dhe modaliteti i referendumit obligues është menduar mirë me qëllim anashkalimin e manovrave që sipas tij mund ti bën kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi me qëllim rrëzimin e nismës.
“Pyetja e referendumit do t’i referohet Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë të cilën e bëri Zaev me Borisovin. Ajo marrëveshje është burimi i të gjitha problemeve në Maqedoni dhe baza mbi të cilën Bullgaria i ndërtoi kërkesat dhe pozicionet e saja maksimaliste”, u shpreh Mickoski.

Mickoski kërkon që Qeveria të mos bën obstruksione ndaj referendumit, ndërsa kërkon edhe nga partitë tjera politike përfshi edhe ato shqiptare dhe qytetarët shqiptarë të solidarizohen me interesat kombëtare maqedonase.

“Pres që Qeveria të mundëson të shprehet populli dhe t’i jepet fund kushtëzimeve, presioneve dhe bllokimit nga Bullgaria. Kjo do të jetë përgjigjja e popullit për Maqedoninë e tyre dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, theksoi ai.

Në një takim me gazetarët, kreu i opozitës tha se pavarësisht rezultatit nga referendumi, deputetët e partisë së tij nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Në rast se kalon referendumi, abrogohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe pas një viti ashtu siç parashikon korniza negociese ndërpriten negociatat me BE-në, Mickoski shprehet i gatshëm për ndryshimet kushtetuese.

Duke shpjeguar nevojën e referendumit, Mickoski tha se partia e tij nuk ka asgjë kundër BE-së, por kundër negociatave të cilat sipas tij nuk zhvillohen për vlerat e BE-së, por për çështjet identitare dhe kërkesat bullgare.

Kreu i opozitës shtoi se nuk pret obstruksione nga Kuvendi edhe pse sipas tij, deri tani është dëshmuar disa herë që nismat e opozitës janë minuar dhe penguar nga shumica dhe kreu i Kuvendit./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button