LajmeMaqedoni

Bie prodhimi vendor i qumështit në Maqedoni, çmimet mund të rriten sërish

Shteti i Maqedonisë po kërcënohet vazhdimisht me krizën e qumshtit, kjo për faktin se qumësht ka gjithnjë e më pak dhe nuk ka ku të importohet.

Prodhuesit e qumështit janë shprehur të dëshpëruar lidhur me situatën aktuale në tregun vendor, ata thonë së nuk është aspak larg situata kur në raftet e marketeve të ketë vetëm disa kompani të qumshtit ndërsa dhe ato që do të jenë në stok do të shiten me çmim të lartë.

Përndryshe, për çmimin, është normale që çmimet të rriten kur ka më pak ofertë dhe më shumë kërkesë.

“Ne kujdesemi dhe tashmë u japim një çmim më të lartë të blerjes prodhuesve të qumështit”, tha Natasha Bojkovska, drejtoreshë e Buchen Kozjak.

Vit pas viti, prodhimi vendas është në rënie.

Por këtë vit është vërejtur një rënie dramatike në prodhim.

“Të rinjtë po humbasin interesin për t’u marrë me këtë profesion, kostot e prodhimit janë vazhdimisht më të shtrenjta. Tashmë janë shitur tufa të mëdha dhe ka paralajmërim për shitjen e më shumë krerëve, sepse prodhuesit e qumështit janë të ngarkuar me kosto më të larta, kryesisht për shkak të çmimit më të lartë të energjisë elektrike. Situata është e pasigurt dhe bëhet alarmante”, shton Bojkovska.

Për shkak të mungesës së qumështit, Serbia ka ndaluar eksportin e qumështit, përveç Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe ka ulur marzhin për tregtarët.

Kujtojmë se në Serbi aktualisht ka një kufizim në çmimin e qumështit.

Në Maqedoni aktualisht një litër qumësht varijon prej 67 denarë deri në 90 denarë për litër.

Show More

Related Articles

Back to top button